Elektrodistribucija DOOEL Skopje është kompani veprimtaria kryesore e së cilës është distribuimi i energjisë elektrike. Kompania është pjesë e Grupacionit EVN.

Elektrodistribucija punëson profesionistë të fushave të ndryshme. Punonjësit tanë janë persona që gjithmonë janë të gatshëm që me mund, njohuri dhe eksperiencë të ju dalin përballë kërkesave të konsumatorëve. Në këmbim, ne ju mundësojmë trajnime, zhvillim personal dhe përparim në karrierë në një atmosferë të këndshme me shpirt ekipor të theksuar.

Gjatë punësimit ofrojmë mundësi të barabarta dhe trajtim të drejtë ndaj gjithë personave pa marrë parasysh gjininë, religjionin, përkatësinë kombëtare, racën, llojin e aftësisë së kufizuar ose përkatësinë politike. Drejtpërdrejtë bashkëpunojmë me institucione arsimore të vendit dhe aplikojmë projekte për identifikim dhe zhvillim të kuadrove të talentuara të drejtimit elektroenergjetik.

Përkushtimi ynë në drejtim të zhvillimit të punonjësve tanë, sigurisë së tyre dhe shëndetit, si dhe sigurimit të mundësive të barabarta për të gjithë, e bëjnë Elektrodistribucija një nga punëdhënësit më tërheqës të vendit.