Emërtim dhe logo e re e EVN Elektrodistribucija

25.12.2018

Në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga ndryshimet e Ligjit për Energjetikë nga qershori i vitit 2018, EVN Elektrodistribucija e ndryshon emërtimin zyrtar dhe logon.
 
Më saktësisht, ligji kërkon që operatori i sistemit distributiv të mos i shfrytëzojë përfitimet  e integrimit të tij vertikal për shkak të shkeljes së rregullave të konkurrencës së tregut të energjisë elektrike.
EVN Elektrodistribucija është pjesë e një grupacioni më të gjërë të kompanive të brendit EVN, në mes të cilave edhe shoqërive për furnizim dhe prodhim të energjisë elektrike. Mu për këtë arsye ishte e domosdoshme të krijohet identitet korporativ i veçantë i EVN Elektrodistribucija veçmas atij nga brendi EVN.
 
Emërtimi i ri i kompanisë është ELEKTRODISTRIBUCIJA DOOEL Skopje.
  
Me mënjanimin e EVN nga emërtimi i kompanisë, në mënyrë shtesë zvogëlohet mundësia për shkaktim të konfuzionit tek konsumatorët në lidhje me atë se a drejtohen deri tek një nga shoqëritë tjera të EVN ose tek operatori i sistemit distributiv.