Elektrodistribuimi investon 1.5 milionë euro në platformën për menaxhimin digjital të urdhrave të punës

14.11.2025

Elektrodistribuimi vazhdon me investimet në digjitalizim dhe automatizim të rrjetit distributiv përmes implementimit të platformës Field Service Management (FSM), e cila u mundëson elektromontuesve të pranojnë drejtpërdrejtë urdhrat e punës në formë digjitale.

Deri më tani janë investuar 1 milion euro në implementimin e kësaj platforme, e cila mundëson menaxhim më të shpejtë dhe më efikas të rrjetit distributiv, si dhe nivel më të lartë të kontrollit dhe automatizimit operativ. Platforma FSM mundëson integrim me teknologjitë IoT, që do të mundësojë monitorim në kohë reale, parashikim të ngarkesave të rrjetit dhe menaxhim të optimizuar të shpërndarjes së energjisë.

Digjitalizimi i planifikuar nuk mbaron këtu. Plani është që deri në fund të vitit 2025 të investohen edhe gjysmë milioni euro në pajisje bashkëkohore për menaxhim në distancë të trafostacioneve të mëdha. Kjo do ta forcojë drejtpërdrejt kontrollin dhe automatizimin e rrjetit distributiv, duke mundësuar reagim të shpejtë dhe minimizim të ndërprerjeve në furnizim.

Këto investime janë pjesë e strategjisë së Elektrodistribuimit për modernizimin e rrjetit dhe ndjekjen e trendeve globale në sektorin energjetik.