Gjithmonë të informuar me portalin tonë për furnizime ________________________ Elektrodistribucija SHPK Shkup, procedurat për furnizime i realizojmë: përmes portalit online ose përmes sistemit elektronik për furnizime publike të RMV - ESJN 1. Portali online Portali online për furnizime është i bazuar në web, pra nuk është i nevojshëm ndonjë softuer shtesë për përdorim nga ofertuesit, respektivisht për dorëzimin e ofertave. Ofertuesit e regjistruar: mund të përditësojnë në mënyrë të pavarur dhe në çdo kohë të dhënat e tyre, si portofolin e plotë të furnizimit me mallra, kryerjen e shërbimeve dhe punëve, certifikatat, miratimet, licencat, katalogët dhe dokumente të ngjashme të ofertuesit, me ç’rast ato bëhen të disponueshme në portalin online; duhet të përditësojnë rregullisht të dhënat administrative dhe të dhënat e personave për kontakt; kanë mundësinë të ftohen për të marrë pjesë në procedurat e furnizimeve (mbledhja e ofertave). Nëse dëshironi të bëheni furnitor potencial i yni, mund të regjistroheni falas duke krijuar një profil të kompanisë. Shikoni udhëzimet e detajuara për ofertuesit: regjistrimi (MK) Dorëzimi i ofertave (MK) Njofitmet për furnizime mund t’i shihni në faqen e internetit, ku mund të kërkoni dokumentacionin për të qenë të ftuar për pjesëmarrje në një furnizim të caktuar për: Elektrodistribucija SHPK Shkup (MK) Për të gjitha informacionet shtesë të nevojshme, kontaktoni në [email protected] 2. Njoftime në ESJN Procedurat për furnizime publike mund t’i shikoni në: 2.1 Sistemi elektronik për furnizime publike ose këtu. 2.2 Lista e ofertuesve të kualifikuar për sistemet e vendosura të kualifikimit sipas Ligjit për Furnizime Publike. Blerje të qëndrueshme dhe të drejta: Cilësia e lartë në të gjithë zinxhirin e furnizimeve është baza e të gjitha furnizimeve të të gjitha mallrave, shërbimeve dhe punëve, për të gjithë të përfshirët në të gjithë zinxhirin e furnizimeve. Së bashku me furnitorët tanë jemi të përkushtuar në zhvillimin e zgjidhjeve inovative për konsumatorët tanë, duke përdorur të gjitha mjetet e nevojshme në mënyrën më të mirë të mundshme. Prandaj, në të gjitha aktivitetet tona të furnizimeve, veçanërisht e theksojmë parimin e qasjes së barabartë, praktikave të ndershme të biznesit dhe dialogut të hapur. [email protected]