Elektrodistribuimi SHPKNJP është kompani, veprimtaria kryesore e së cilës është distribuimi i energjisë elektrike në Maqedoni. Kompania është pjesë e EVN Grupacionit. Qëllimi kryesor i Elektrodistribuimit është furnizimi i sigurt dhe cilësor i konsumatorëve me energji elektrike.
Me hyrjen e EVN Grupacionit në Maqedoni në prill 2006, deri në vitin 2025 janë investuar më shumë se 758 milionë euro. Janë ndërtuar dhe rikonstruktuar 219 trafostacione të tensionit të lartë dhe 2 099 trafostacione distributive. Është ndërtuar rrjet i ri me gjatësi prej 273 kilometra i tensionit të lartë, 2857 kilometra i tensionit të mesëm dhe 5486 kilometra i tensionit të ulët. Gjithashtu, njëkohësisht janë prokuruar 2113889 orëmatës nga të cilat 177700 janë orëmatës nga distanca. Në kontekst të kyçjeve të reja, janë ndërtuar 149857 kyçje në rrjetin tonë, nga të cilat 3531 janë kyçje të reja për burime ripërtëritëse të energjisë elektrike, të cilët kanë fuqi të instaluar të përgjithshme prej 1073 MW.
Në interes të furnizimit të sigurt me energji elektrike, në të gjithë territorin e vendit janë të shpërndara ekipe në detyrë për mënjanim të defekteve, të cilat veprojnë shpejtë dhe efektivisht. Investimet dhe masat për organizim më të mirë të kompanisë dhanë rezultat dhe kontribuan për furnizim më të sigurt, zvogëlim të humbjeve dhe rritje të nivelit të kënaqshmërisë tek konsumatorët.