Lidhja e konsumatorëve

Lidhja e objekteve të personave juridik dhe fizik në rrjetin elektrik të Elektrodistribuimi, bëhet në bazë të Vendimit për aprovim për lidhje, të dhënë nga ana e kompanisë.

Aprovim për lidhje në rrjetin elektrik të Elektrodistribuimi, është i nevojshëm për:
  • Lidhje në rrjetin distributiv të objektit të ri të ndërtuar
  • Rritje të fuqisë maksimale të aprovuar të konsumatorit të rrjetit distributiv
  • Ndryshim ose rikonstruim i lidhjes sipas kërkesës së konsumatorit të rrjetit distributiv
  • Ndryshim i karakteristikave teknike të pajisjeve të konsumatorëve të rrjetit distributiv
  • Bashkim i më shumë pikave të matjes në një pikë matëse
  • Ndarje e një pike matëse në më shumë pika matëse

Kërkesa për aprovim të lidhjes dërgohet te Qendra Energo e Konsumatorëve të Elektrodistribuimi.





Kërkesë për aprovim të lidhjes në rrjetin elektro distributiv (MK)

Kërkesë për lidhje në tension elektrik (MK)

Lista e personave juridik për projektim dhe/ose realizim të lidhjes jo-standarde të jashtme për konsumator të izoluar (MK)