Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike i’u mundëson konsumatorëve të mund të vendosin të furnizohen nga furnizues në tregun e hapur të energjisë elektrike, ndërsa çmimet e energjisë elektrike t’i negociojnë në mes tyre me nënshkrim të kontratës për furnizim. Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë u zhvillua në disa faza edhe atë: Në vitin 2007, konsumatorët që ishin drejtpërdrejtë të lidhur në sistemin transmetues, filluan me prokurim të një pjese nga nevoja për energji elektrike në tregun e hapur, ndërsa nevojat e përgjithshme për energji elektrike filluan t’i mbulojnë me blerje të energjisë elektrike në tregun e hapur duke filluar nga 01.01.2008. Më 1 prill 2014, gjithsej 222 konsumatorë të cilët kishin mbi 50 të punësuar dhe të ardhura vjetore ose asete totale prej mbi 10 milionë euro në ekuivalent denarësh, ishin të obliguar që nevojën për energji elektrike t’a sigurojnë në tregun e liberalizuar nga furnizues sipas zgjedhjes së tyre. Hapat e ardhëshme të liberalizimit të konsumatorëve të vegjël (kompani me më pak se 50 të punësuar dhe me më pak se 10 milionë euro në qarkullim ose asete totale) dhe amvisëri janë: konsumatorët e vegjël me konsum total prej mbi 1.000 MWh gjatë vitit 2015, që nga data 01.07.2016 kanë të drejtë të bëhen pjesë e tregut të liberalizuar. konsumatorët e vegjël me konsum total prej mbi 500 MWh gjatë vitit 2016, që nga data 01.07.2017 kanë të drejtë të bëhen pjesë e tregut të liberalizuar. konsumatorët e vegjël me konsum total prej mbi 100 MWh gjatë vitit 2017, që nga data 01.07.2018 kanë të drejtë të bëhen pjesë e tregut të liberalizuar. konsumatorët e vegjël me konsum total prej mbi 25 MWh gjatë vitit 2018, që nga data 01.07.2019 kanë të drejtë të bëhen pjesë e tregut të liberalizuar. amvisëritë dhe të gjithë konsumatorët e vegjël kanë të drejtë të bëhen pjesë e tregut të liberalizuar që nga data 01.07.2020.