Në rast të ndryshimit të pronësisë ose ndryshimit të të drejtës së shfrytëzimit të objektit, ndryshim i konsumatorit në pikën e matjes, pronari i ri dhe furnizuesi janë të obliguar që deri te Operatori i Sistemit Distributiv të parashtrojnë Kërkesë për ndryshim të konsumatorit (mk), me anë të së cilës e lajmërojnë operatorin se furnizimi i objektit vazhdon përmes furnizuesit të konsumatorit të ri.
Kërkesa për ndryshim të konsumatorit dërgohet përmes furnizuesit të përzgjedhur të energjisë elektrike deri te Operatori i Sistemit Distributiv – Elektrodistribuimi. Gjithashtu, kjo kërkesë mund të dërgohet deri te zyrat e pranimit të Elektrodistribuimi, më parë të nënshkruara dhe vulosura nga furnizuesi i përzgjedhur.
Në qoftë se pronari i ri dhe furnizuesi i tij nuk dërgojnë Kërkesë për ndryshim të konsumatorit, operatori ka të drejtë të bëjë ndërprerjen e energjisë elektrike të objektit nga rrjeti distributiv.