Pyetje më shpesh të parashtruara për matjen e konsumit

  1. Cilës periudhë (nga - deri në) i referohet sasia e energjisë së konsumuar e llogaritur në faturat e energjisë elektrike? A është periudha e leximit të orëmatësit 35 ditë? A do të thotë kjo se fatura e radhës do të jetë më e ulët sepse leximi i orëmatësit supozojmë do të jetë 25 ditë?
Konsumatorët, përkatësisht amvisëritë, ndahen në katër javë leximi gjatë muajit dhe sipas këtyre periudhave përgatiten përllogaritjet për datat e sakta të leximit. Kjo bëhet me qëllim të efikasitetit më të madh në lexim.
Në periudhën përllogaritëse ndërmjet dy leximeve mund të ndodhë që herë të ketë më shumë se 30 ditë, e herë më pak se 30 ditë, por në të dyja rastet konsumi gjithmonë llogaritet si konsum ditor dhe blloqet aplikohen në konsumin ditor.
Prandaj, nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk ekziston as mundësia më e vogël që konsumatori të hyjë në bllok më të lartë/më të ulët për shkak të një numri më të madh/më të vogël të ditëve të faturuara.
Konsumi gjithmonë shpërndahet në mënyrë të përshtatshme.
Urdhëroni link me shpjegim të detajuar: ЕВН Македонија - New Tariff System
 
  1. Si i ndatë ditët e dhjetorit nga ato të janarit, duke qenë se ka pasur rritje të çmimit të energjisë elektrike nga 1 janari?
Orëmatësit që i posedon Elektrodistribuimi kanë mundësi të shfaqin të dhënat e konsumit deri më 31 dhjetor në orën 24:00, pra mund të ndajnë me saktësi konsumin e bërë deri më 31 dhjetor nga konsumi i bërë nga 1 janari e në vazhdim.
Këto periudha të ndara konsumi shfaqen në mënyrë transparente edhe në vetë faturat. Çmim i ndryshëm aplikohet për të dyja periudhat veç e veç, në përputhje me vendimin e çmimeve.
Për secilën nga periudhat e mësipërme, konsumi llogaritet në nivel ditor dhe konsumi sipas blloqeve aplikohet në mënyrë të përshtatshme në të dy periudhat, para dhe pas datës 31.12. ora 24:00.
 
  1. A i lexoni rregullisht orëmatësit dhe si është i organizuar procesi i leximit në përgjithësi?
Sipas Rregullave të Furnizimit, ELEKTRODISTRIBUIMI SHPKNJP Shkup ka për obligim që të lexojë orëmatësit një herë në tre muaj. Përkundër rregulloreve ligjore fleksibile, ekipet e ELEKTRODISTRIBUIMI SHPKNJP Shkup bëjnë përpjekje maksimale për të kryer lexime të rregullta mujore të orëmatësve.
Përqindja e leximit të orëmatësve në nivel mujor është rreth 85% dhe kjo përqindje rritet në 95% brenda vetëm tre muajve. Ato 15% të orëmatësve të palexuar në nivel mujor përfshijnë pajisje matëse të mbyllura dhe të paqasshme dhe konsumatorë në zona të caktuara rurale të cilat nuk janë të qasshme gjatë gjithë vitit. Ato lexohen me rastin e parë të dhënë në periudhën vijuese menjëherë pas leximit të pasuksesshëm. Gjatë vitit vetëm rreth 3% të orëmatësve ngelin të palexuar, edhe atë vetëm në rast të përpjekjeve të shumta të pasuksesshme dhe objekteve krejtësisht të paqasshme.
 
Orëmatësit lexohen gjatë gjithë muajit dhe ndahen në 4 periudha leximi. Për shembull, në dhjetor 2024 dhe janar 2025, orëmatësit u lexuan gjatë gjithë muajit, si në vijim:

Dhjetor 2024
  • Grupa 1 e leximit: nga 2 deri 6 dhjetor 2024;
  • Grupa 2 e leximit: nga 10 deri 16 dhjetor 2024;
  • Grupa 3 e leximit: nga 17 deri 23 dhjetor 2024;
  • Grupa 4 e leximit: nga 24 deri 30 dhjetor 2024.
Janar 2025
  • Grupa 1 e leximit: nga 2 deri 10 janar 2025;
  • Grupa 2 e leximit: nga 13 deri 17 janar 2025;
  • Grupa 3 e leximit: nga 17 deri 23 janar 2025;
  • Grupa 4 e leximit: nga 24 deri 30 janar 2025. 
  1. A ka për obligimi Elektrodistribuimi që t’i lexojë orëmatësit për çdo muaj?
Pavarësisht detyrimit ligjor për lexime tremujore, rreth 85% e orëmatësve lexohen çdo muaj. Megjithatë, ka orëmatës që janë instaluar në pronën e konsumatorëve dhe që nuk mund të lexohen nëse konsumatori nuk është i pranishëm kur lexuesi vjen për të lexuar orëmatësin. Për çdo rast, gjatë periudhës së parë të leximit të ardhshëm, do të merren parasysh sasitë reale të matura.
 
  1. A mund të raportojnë vetë konsumatorët gjendjen e konsumit për të shmangur momentin e faturave të supozuara?
Të gjithë konsumatorët që dëshirojnë të raportojnë vetë gjendjet e konsumit të orëmatësve të tyre, këtë mund ta bëjnë përmes platformës së internetit EVN Online ose në zyrat e pranimit të Qendrave Energo të Konsumatorëve (QEK) me dorëzim në kuti të shenjëzuara posaçërisht. Në këto linqe, konsumatorët do të mund të gjejnë informacione rreth procedurës, e cila shpjegohet në detaje.
Për orëmatësit që nuk mund të lexohen gjatë muajit, faturat përgatiten në bazë të konsumit të parashikuar, ku për bazë merret kurba e konsumit dhe konsumi në 12 muajt e fundit.
Konsumatorët mund të shënojnë gjendjet e konsumit të lexuar nga orëmatësi në platformën EVN Online në pjesën Paraqit Gjendje të Konsumit ose në mënyrat në vijim:
  • Me plotësim të formularit në zyrat e pranimit në çdo QEK
  • Me shkresë elektronike në [email protected] ose [email protected]
  • Duke telefonuar Call Center, në numrin e telefonit 02 3205 300
Është e rëndësishme të theksohet se të dhënat e vetëleximit do të merren parasysh vetëm nëse konsumatori i raporton ato në javën e duhur të leximit të cilës i përket. Informacioni për javën e leximit është i pasqyruar në çdo faturë. Plani i leximit sipas grupeve të leximit gjendet në https://elektrodistribucija.mk/. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se nëse orëmatësi është lexuar dhe për të njëjtën periudhë konsumatori ka dorëzuar të dhëna përmes vetëleximit, gjatë përgatitjes së faturës do të merren parasysh të dhënat nga leximi.
 
  1. Sa kërkesa për korrigjime konsumit keni pranuar në periudhën 24 Dhjetor/Janar 2025 dhe sa prej tyre janë pranuar?
Numri i kërkesave për korrigjim të gjendjeve të lexuara në periudhën dhjetor 24 / janar 25 është 15,000 dhe është 20% më pak se në periudhën dhjetor 23 / janar24. Vetëm 2200 (15%) kërkesa për korrigjim kanë qenë të bazuara dhe për to janë korrigjuar faturat.
 
  1. Gjendja e konsumit të energjisë elektrike në faturë nuk përputhet me gjendjen e konsumit që e tregon orëmatësi im. Ku mund ta paraqes ndryshimin në konsum me qëllim që të bëhet korrigjimi?
Kërkesa për korrigjim të faturës parashtrohet në një nga mënyrat më poshtë:
  • Me plotësim të formularit në zyrat e pranimit në çdo Qendër Energo të Konsumatorëve (QEK)
  • Me shkresë elektronike në [email protected]  ose [email protected]
  • Duke telefonuar në numrin e telefonit 02 3205 000.
Për tu kryer korrigjimi i faturës, është e nevojshme të dorëzohen të dhënat për numrin e konsumatorit, numrin e orëmatësit dhe gjendjet e konsumit nga pajisja matëse për 1.8.1- tarifa e lartë dhe 1.8.2- tarifa e ulët.
Sipas nenit 43 të Rregullave të Furnizimit me Energji Elektrike, të disponueshme në linkun, nëse me shqyrtimin e ankesës konstatohet se arsyeja e kontestimit të faturës është një përllogaritje e përgatitur gabimisht, brenda 8 ditëve nga data e pranimit të ankesës do të përgatitet përllogaritje e re (faturë) dhe furnizuesi do të ia dërgojë konsumatorit, duke përcaktuar afat të pagesës i cili nuk mund të jetë më i shkurtër se 20 ditë nga dita e pranimit të përllogaritjes së re (fatura).
Më shumë informacione mund të gjeni këtu.
 
  1. A mund të jem i sigurt se orëmatësi bën matje të saktë të energjisë elektrike?
Të gjithë orëmatësit e instaluar tek konsumatorët janë paraprakisht të verifikuar (kalibruar dhe me bllombë) edhe nga Byroja Shtetërore e Metrologjisë ashtu edhe distribuimi. Verifikimi garanton saktësinë e matjes. Për sa i përket leximit, orëmatësit lexohen nga distanca dhe lokalisht me sondë optike dhe nuk ka vend për gabime në lexim. Për orëmatësit që nuk janë të disponueshëm për lexim, bëhet një vlerësim bazuar në të dhënat e mëparshme historike.
 
  1. Si bëhet vlerësimi i konsumit kur orëmatësi nuk është lexuar?
Për orëmatësit që nuk mund të lexohen gjatë muajit, faturat përgatiten në bazë të konsumit të parashikuar, ku bazë merret kurba e konsumit dhe konsumi në 12 muajt e fundit.
 
  1. Orëmatësi im është orëmatës që lexohet nga distanca, pse atëherë kam një vlerësim?
Orëmatësit  në distancë lexohen duke përdorur komunikim në distancë. Ndonjëherë, për shkak të problemeve të komunikimit në rrjet, të dhënat e matura nuk mund të transferohen nga orëmatësit në bazën qendrore të përpunimit të të dhënave. Në çdo rast, sasitë reale të matura do të merren parasysh me periudhën e ardhshme të leximit.
 
  1. Për herë të parë vura re në faturën e energjisë elektrike që po hyja në bllokun e katërt. A ka mundësi të jetë bërë një gabim?
Për konsumin e konsumatorëve që hyjnë për herë të parë në bllokun e katërt shfaqet “notifikacion nga sistemi” dhe të njejtit kontrollohen gjithmonë individualisht nga Elektrodistribuimi. Ky proces kryhet përpara se fatura t'i dorëzohet konsumatorit.
Ky mekanizëm i kontrollit u prezantua pas futjes së bllok tarifave. Në këtë rast, nëse hyrja në bllokun e katërt është pasojë e gjendjeve të konsumit të mëparshme mujore të palexuara, pra kilovat-orë të pafaturuara, fatura korrigjohet menjëherë. Korrigjimet bëhen për të gjithë periudhën (nga leximi i mëparshëm deri në leximin e fundit), dhe njëkohësisht konsumi gjithashtu shpërndahet në mënyrë të përshtatshme sipas bllok tarifave për të gjithë periudhën ndërmjet dy leximeve.
E njëjta metodë e korrigjimeve zbatohet edhe me kërkesë për korrigjim të faturës nga konsumatori.
Për më tepër, fatura e përgatitur në bazë të konsumit të vlerësuar nuk nënkupton automatikisht një faturë më të lartë të energjisë elektrike. E njejta mund të përmbajë edhe vlera të supozuara më të ulëta. Kjo do të thotë se në praktikë mund të ndodhë që konsumatori të ketë konsumuar më pak ose më shumë se vlerat e supozuara në faturë dhe sipas kësaj bëhen edhe korrigjimet e duhura.