Nëse dëshironi të aktivizoni pikën matëse ekzistuese e cila është e çregjistruar, është e nevojshme të parashtroni Formular për regjistrim të pikës matëse (mk) me dokumentet e nevojshme si dëshmi pronësie. Këtë kërkesë duhet t’a dërgoni deri te furnizuesi juaj i cili do t’a nënshkruaj dhe vulosë dhe të njejtën do t’a dërgojë deri te Elektrodistribuimi. Përderisa dëshironi të çregjistroni pikë matëse aktive të juaj, është e nevojshme të parashtroni Kërkesë për çregjistrim të pikës matëse – Kërkesë e përgjithshme (mk) përmes furnizuesit tuaj deri te Elektrodistribuimi. Për këto shërbime Elektrodistribuimi paguhet sipas çmimores së shërbimeve, e miratuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.